Burimi: 
								Opinion.al
								
							 
                                
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, në pranga 3 persona
                            Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 3 shtetasit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Mashtrimi” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kapën e ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 30 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”,  nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin në kërkim E. P., 25 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”,  nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim. Specialistët për Hetimin e Krimeve...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                       