Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putin: S’e di ç’do kishte ndodhur me Kosovën pa mbështetjen tuaj
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, është takuar një ditë më parë (22 prill) me presidentin rus Vladimir Putin gjatë një vizite disa ditore në Moskë. Takimi u zhvillua në prani të peshkopit të Baçkës, Irinej, dhe peshkopit të Volokolamskut, Antonie, kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës Ortodokse Serbe. Gjatë bisedës, Patriarku Porfirije shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentit rus për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe Republikës Sërpska, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje për popullin dhe kishën serbe. Ai theksoi se pa këtë mbështetje, Kosova dhe Republika Sërpska do të përballeshin me pasiguri të mëdha. Patriarku shtoi se pa Kosovën dhe Republikën Srpska, populli serb nuk ka të ardhme dhe kërkoi nga presidenti Putin që të vazhdojë të mbështesë pozitat serbe...