‘Përbindëshi’ i betonit 16-të kat tek ‘Emin Duraku’/ Prindër, nxënës e qytetarë, thirrje publike: Na u bashkoni kundër projektit mafioz

‘Përbindëshi’ i betonit 16-të kat tek ‘Emin Duraku’/ Prindër, nxënës e qytetarë, thirrje publike: Na u bashkoni kundër projektit mafioz

Banorë të tre pallateve ekzistuese pranë shkollës 9-vjeçare ‘Emin Duraku’ në Tiranës, stafi pedagogjik dhe nxënës të kësaj shkolle u janë drejtuar me një letër publike, kandidatëve për deputetë të Qarkut të Tiranës, të bëhen pjesë e protestës së tyre, të enjten e 24 prillit, për të parandaluar atë që e cilësojnë si ‘krim mjedisor’ dhe që po u cenon rëndë jetën dhe sigurinë publike. Në letër, thuhet se leja për projektin për ndërtimin e pallatit 16-të kat, ngjitur me shkollën, jo vetëm që është dhënë në kundërshtim me çdo standard sigurie dhe logjike urbanistike, por pas projektit fshihen lidhje klienteliste, nepotike dhe politike, të dokumentuara gjerësisht nga banorët denoncues. Sipas tyre, si pasojë e këtij projekti që ka nisur të ndërtohet pavarëisht protestave prej...