Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Gjadri ju largon nga Evropa”, Metteo Renzi: Ramës i intereson vetëm të kënaqë Melonin
Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë “Italia Viva”, Matteo Renzi, në një intervistë për Euronews Albania foli për kampet e emigrantëve të ngritura nga Italia në Shqipëri pas vizitës që zhvilloi një ditë më parë në Gjadër. Renzi tha se kampi i Gjadrit e largojnë Shqipërinë nga Europa, sepse ideja e Melonit është që të thotë se “këta emigrantë duhet të mbërrijnë, por jo në Europë, duhet të mbërrijnë jashtë saj”. Sipas tij, me këtë marrëveshje, Ramës i intereson vetëm të kënaqë kryeministren italiane. “Ideja e Melonit është që të thotë: “Këta emigrantë duhet të mbërrijnë, por jo në Europë. Duhet të mbërrijnë jashtë Europës.” Dhe atëherë, bën marrëveshjen me Shqipërinë. Por unë, në zemrën time, ëndërroj që Shqipëria të jetë në Bashkimin Europian. Është...