Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Veliaj na ka munguar”/ Gjonaj: Më 11 maj presim 80 mandate! Do të kemi edhe mbështetjen e diasporës
Në programin e drekës me Ola Bruko në News24 ishte e ftuar kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, Etilda Gjonaj e cila diskutoi rreth zgjedhjeve të 11 majit dhe pritshmëritë e socialistëve në këtë fushatë zgjedhore. Ajo theksoi sfidat që lidhen me sistemin e ri zgjedhor, duke e konsideruar atë më kompleks se më parë dhe bëri thirrje për realizimin e fushatave informuese, përfshirë video udhëzuese, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë saktë procesin e votimit. Një tjetër shqetësim i ngritur nga Gjonaj ishte ruajtja e kuotës gjinore edhe në këtë sistem të ri, duke nënvizuar se gratë përballen me barriera të shtuara në politikë, veçanërisht për shkak të terrenit sfidues dhe diskriminimit të vazhdueshëm. “Sistemi zgjedhor...