Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Raiffeisen Bank “në gojën” e hakerëve, ja si po bien qytetarët në kurth
                            Qytetarë të ndryshëm kanë ngritur shqetësimin se po marrin mesazhe të dyshimta në telefonat e tyre, të dërguara nga numra të panjohur. Përmbajtja e këtyre mesazheve pretendon se llogaria e tyre në “Raiffeisen Bank” është çaktivizuar për arsye sigurie, dhe i udhëzon ata që ta riaktivizojnë atë përmes një linku të dërguar. Për shembull, një nga mesazhet e përhapura shkruan: “Raiffeisen: llogaria juaj është çaktivizuar për arsye sigurie. Ju lutemi riaktivizoni atë nëpërmjet: raiffisen-lidhje.com”. Nga denoncimet e shumta që kanë mbërritur në redaksinë e JOQ, rezulton se këto mesazhe janë dërguar edhe tek persona që nuk kanë fare llogari në këtë bankë. Një qytetar ka ndarë përvojën e tij ku shkruan: “Pershendetje si jeni me erdhi nje mesazh ne telefon nga nje numer qe nuk...