Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Varrimi i Papës, Trump dhe Macron do të jenë në ceremoni
Bota E Martë, 22 Prill 2025 17:38 Ceremonia e varrimit për Papa Françeskun, do të mbahet të shtunën në orën 10:00. Kështu u vendos në takimin e kardinalëve të mbledhur të martën në Vatikan për të planifikuar funeralin. Arkivoli me trupin e Papës i shfaqur për herë të parë këtë të martë, do të vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën, ku edhe pritet të zhvillohen homazhet në nder të tij. Presidenti amerikan Donald Trump i cili është përplasur vazhdimisht me Papën për çështjen e emigracionit, tha se ai dhe bashkëshortja do të udhëtonin në Romë për të marrë pjesë në varrim. Mes krerëve të tjerë të shtetit që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë presidenti francez Emanuel Macron dhe Javier Millei, presidenti i vendlindjes së...