Dosja “Gërdeci” ish-ministri Mediu kundër ekspertëve: Nuk i trajtoja municionet!

Dosja “Gërdeci” ish-ministri Mediu kundër ekspertëve: Nuk i trajtoja municionet!

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur në dosjen “Gërdeci”, i tha Gjykatës së Posaçme të martën se trajtimi i municioneve ishte një kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes, raporton A2 CNN. Në seancën e disatë në radhë ku shfaq kundërshtitë mbi përgjigjet e ekspertëve të akt-ekspertimit tekniko ushtarak për çështjen ndaj tij, ish-ministri ritheksoi se SPAK i ngarkonte përgjegjësi që nuk i kishte pozicioni i ministrit. “Për çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në ministrinë e Mbrojtjes”, tha Mediu. Më tej, ish-ministri i pandehur për “shpërdorim të detyrës” tha se kompania amerikanë SAC në...