Masakra e Gërdecit/ Mediu kundërshton akt-ekspertizën: Përgjegjësia nuk ishte e ministrit

Masakra e Gërdecit/ Mediu kundërshton akt-ekspertizën: Përgjegjësia nuk ishte e ministrit

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për dosjen e masakrës së Gërdecit. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kundërshtuar përgjigjet e ekspertëve të akt-ekspertimit tekniko-ushtarak. Mediu tha në gjyq se trajtim i municioneve ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura (FA) dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, çdo vendim i qeverisë shoqërohej me një urdhër të ministrit dhe më pas me një urdhër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. “Trajtimi i municionit ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Për çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në...