Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Dy kallashnikovë kundër fëmijëve! Detaje nga hetimet për sulmin në Tiranë. Policia ka në dorë motorin pa numër shasie
                            4 ditë pas ngjarjes së rëndë me 4 të plagosur, ku dora e krimit nuk kurseu as fëmijët, panorama e atentatit të Lundrës është ende me shumë pikëpyetje qoftë mbi autoret ende të pa identifikuar ashtu edhe për motivet. Pas plagosjes së 4-fishtë dy atentatorët të armatosur me dy kallashnikov dhe me motorin e përdorur në ngjarje udhëtuan rreth 8 km derisa mbërritën këtu në fshatit Fikas ku mes bimësisë braktisën motorin dhe i vunë flakën. Ndërsa për armët e krimit, dy kallashnikovët ende nuk dihet asgjë Këto janë gjurmët e fundit të autorëve dhe ajo çka ka mbetur pas djegies së motorit të autorëve të markës Yamaha i vitit 1998 pa numër shasie. Për identifikimin e tij policia po shpreson në karakteristika të tjera...