Zgjedhjet, Gjylameti: Garën se kemi me PD, por me vetveten

Zgjedhjet, Gjylameti: Garën se kemi me PD, por me vetveten

Deputetja dhe kandidatja për deputete e PS-së në Tiranë, Blerina Gjylameti thotë se në zgjedhje garën nuk e kanë me PD, por me vetveten. Gjylameti tha gjithashtu se PS reflekton pas çdo mandati duke përmirësuar punën e vet. “Kemi treguar që kemi transformuar rrënjësisht jo vetëm Shqipërinë, por çdo institucion. Ne nuk e kemi garën me PD, e kemi me vetveten. Mandat pas mandati PS ka një moment reflektimi për të bërë më të mirën nga ajo që ka bërë. Sot pas 3 mandateve edhe me dy fatkeqësitë natyrore që prekën vendin tonë, Covidin dhe tërmetin, sot ne jemi me një borxh publik që është rreth 55-56%. Ne nuk marrim para sikundër merrej në kohën e PD. Asnjëherë nuk kemi marrë borxh për të shtuar...