Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Transferoi oficerët gjyqësor, Gjykata e Beratit konfirmon pezullimin e Drejtorit të AMP-së, dosjen e Florian Sulejmanit e transferon në Tiranë
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, u paraqit sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat, ku u shqyrtua masa e sigurimit personal “pezullim nga detyra”, e caktuar më herët ndaj tij me kërkesë të Prokurorisë së këtij qyteti. Sulejmani është nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në kuadër të një çështjeje që lidhet me procedurat e ndjekura për transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, që dyshohet të jenë kryer në kundërshtim me ligjet përkatëse. Pas një seance që zgjati rreth një orë, gjyqtari Ilirjan Hysi vendosi të shpallë moskompetencë territoriale për këtë çështje, duke argumentuar se ajo i përket juridiksionit të Tiranës. Për rrjedhojë, dosja ndaj Florian Sulejmanit i kalon për shqyrtim...