Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Djali është në reanimacion, i intubuar”/ Dhunimi i 43-vjeçarit me aftësi ndryshe, nëna e tij: Vetëm në kokë të mos e kishin goditur, Fabjoli nuk ka reaguar
Fatbardha Hysi, nëna e 43-vjeçarit me aftësi ndryshe, Fabjol Hysi, i cili u dhunua brutalisht nga dy të rinj pak ditë më parë në Lushnjë, ka treguar dje i biri është ende në reanimacion dhe i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë. “Vetëm në kokë të mos e kishin goditur”, tha ajo. “Fabjoli është në reanimacion, i intibuar. Mjekja që e operoi më tha që do heqin tubin, do i zvogëlojnë ilaçet të shohin si do reagojë ai. Sot do fillojnë dhe të shohim si do jetë sot dhe nesër. Nuk ka pasur probleme me fëmijët, nuk është bullizuar. Ka qenë operuar në Greqi që 15-vjeç, ka vuajtur. Vetëm në kokë të mos e kishin goditur. Ka shokë, ka shkuar dhe te Radio Lushnja,...