Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përplasja në Kamëz! Arrestohen dy kushërinjtë Boja
PAMJE NGA VENDNGJARJA TIRANË-Kushërinjtë Marjo Boja dhe Ersjon Boja, 26 dhe 30-vjeç, të shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për plagosjen e 38-vjeçarit Redi Vata, janë arrestuar. Ngjarja ndodhi më 24 mars në rrugën “OSBE” në Kamëz. Dy kushërinjtë Boja i kanë prerë rrugën me makinë Vatës dhe më pas kanë zbritur dhe kanë nisur ta godasin atë me sende të forta. 38-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e Marjo Bojës, policia gjeti një armë zjarri me leje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat për momentin janë sekuestruar. Vetë Redi Vata nuk ka dhënë detaje për hetuesit në lidhje me shkakun e sherrit. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën...