Rusia nuk pranoi të zgjaste armëpushimin e Pashkëve

Rusia nuk pranoi të zgjaste armëpushimin e Pashkëve

Rusia nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin 30-orësh për Pashkët, që shpalli presidenti rus Putin. Ndërkohë Ukrania dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme të vazhdueshme. Rusia nuk dëshiron ta zgjasë përtej të dielës së Pashkëve armëpushimin në Ukrainë. Kremlini tha se nuk do ta përmbushë kërkesën e Ukrainës për një armëpushim 30-ditor. Presidenti Vladimir Putin nuk ka dhënë urdhër për zgjatjen e armëpushimit që shpalli për Pashkët, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve Tass. Presidenti ukrainas Zelenski i propozoi sërish Rusisë që të pezullojë për të paktën 30 ditë sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë. “Nëse Rusia nuk pajtohet me një hap të tillë, kjo dëshmon se ajo dëshiron vetëm të vazhdojë ato gjëra që shkatërrojnë jetë njerëzore dhe zgjasin...