Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Më jepni votën, t’ju jap pasaportën europiane”/ Berisha për Ramën: Festoi dy herë çeljen e negociatave. Këneta, zhapikët, hardhucat…
Gjatë takimit me fermerët e Elbasanit, kreu i PD, Sali Berisha komentoi deklaratat e rivalit të tij politik, kryeministrit Edi Rama. Duke iu referuar deklaratës së Ramës “Më jepni votën t’ju jap pasaportën europiane”, Berisha tha se kryeministri ka festuar dy herë çeljen e negociatave. Ndër të tjera, kreu i PD theksoi se opozita synon që shqiptarët të behën më të paguarit në rajon. “Ne synojmë që shqiptarët të paguhen më mirë se rrethet përreth. Asnjë vend përreth s’ka pasuritë e Shqipërisë. S’do ketë më kryeministër me avion privat. S’do lëmë më ministër që të shpenzojë 10 mijë euro në muaj për lavash të makinës. S’ka sot milioner, miliarder të shpenzojë 10 mijë euro. Apo të blejë kreshtin e Edenit 5 milionë euro. Nuk hapet...