Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Makina e vrasësve të 64-vjeçarit u vodh në Peqin 1 muaj më parë
Makina tip Land Rover e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendit, e cila u gjet e djegur në fshatin Gjormë të Kurbinit, ka rezultuar e vjedhur në Peqin më 13 Mars të këtij viti.Kjo e dhënë po analizohet nga policia dhe prokuroria e Lezhës, e cila vijon hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së 64-vjeçarit, mbrëmjen e së enjtes në Pllanë të Lezhës. Të paktën 3 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në ekzekutim, 2 prej të cilëve kanë zbritur nga makina, kanë përshkruar rreth 20 metra rrugë në këmbë dhe kanë qëlluar në drejtim të Gjovalin Prendit.Viktima në momentin që është ekzekutuar ka qenë në verandën e lokalit, duke shkruar në telefon, teksa në brendësi të bar kafes në pronësi...