Veza e kuqe e Pashkës dhe simbolika e saj

Veza e kuqe e Pashkës dhe simbolika e saj

Festa e Pashkëve simbolizohet nga Veza e kuqe e Pashkës dhe Buka e Pashkës. Veza e kuqe e Pashkës është simboli kryesor i kësaj feste që simbolizon jetën. Veza e Pashkëve është po aq e vjetër sa edhe Krishtërimi, ndaj Kisha e ka pranuar si simbol i Ringjalljes së Krishtit. Po përse pikërisht një vezë? Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, që në momentin që shpërthen del në dritë. Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon flijimin dhe në rastin konkret simbolizon flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Kështu lëvozhga e vezës simbolizon varrin e Krishtit, që u hap dhe dha jetë.Po për vezën e kuqe ekziston dhe një gojëdhënë e Kishës: Kur Maria Magdalena,...