Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete
👁5847
Një person është ndjekur nga policia e Tiranës mëngjesin e kësaj të premteje, ndërsa ai ka përplasur disa makina. Ngjarja nisi në zonën e Medresesë, personi me iniciale E.V., që udhëtonte me një mjet tip “Land Rover”, refuzoi të ndalonte në një postbllok policor. Teksa ai i ikte forcave të rendit, ka përplasur automjetin e policisë si dhe disa automjete të tjera, duke shkaktuar panik në kryeqytet. Pas një përpjekjeje të gjatë, uniformat blu arritën të neutralizojnë drejtuesin e mjetit dhe ta vendosin në pranga. Mësohet se personi në fjalë vuan nga probleme të shëndetit mendor.