42-vjeçari plagos me thikë 11 persona në një supermarket në Michigan, 6 në gjendje kritike

42-vjeçari plagos me thikë 11 persona në një supermarket në Michigan, 6 në gjendje kritike

Autoritetet në Michigan kanë njoftuar se një burrë 42-vjeçar ka plagosur me thikë 11 persona pranë arkës së një supermarketi Walmart në Traverse City, pasditen e 26 korrikut. Sipas Sherifit të Qarkut Grand Traverse, Michael Shea, sulmi duket se ka qenë i rastësishëm dhe autori ka përdorur një thikë të zakonshme palosëse. Disa qytetarë që ndodheshin në vendngjarje ndihmuan për ta neutralizuar autorin. “Bazuar në të dhënat që kemi deri tani, bëhet fjalë për veprime të rastësishme,” deklaroi Shea për mediat. Ai shtoi se më shumë detaje mbi autorin apo motivin e mundshëm nuk do të jepen derisa të përfundojë...