Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            “Konsumatorë të pambrojtur”/ Pesticidet kancerogjene të ndaluara në Europë tregtohen në Shqipëri
                            FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Më 29 nëntor, një ngarkesë me mandarina të prodhuara në Shqipëri u ndalua në Kroaci pasi analizat treguan përmbajtje të Chlorpyrifos – një pesticid i ndaluar nga Bashkimi Europian që në vitin 2020. Rasti u bë i njohur nga RASFF – Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin, një rrjet që lehtëson shkëmbimin e informacionit mes vendeve anëtare të BE-së për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore. Ky nuk ishte një rast i izoluar i ndalimit të eksporteve me mandarina nga Shqipëria, ndërkohë që mandarina nuk është produkti i vetëm i identifikuar me ngarkesë të pesticideve të ndaluara gjatë viteve të fundit në vend. Të dhënat e mbledhura nga BIRN dhe intervista me ekspertë, dëshmojnë se qeveria neglizhoi për mungesë kapacitetesh njerëzore dhe...