Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushimin e Pashkës

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushimin e Pashkës

Bota E Shtunë, 19 Prill 2025 19:00 Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një “armëpushim për Pashkë” në luftën në Ukrainë, duke urdhëruar ndalimin e të gjitha veprimeve ushtarake nga sot në orën 18:00 deri në mesnatën e së hënës. Sipas një deklarate të Kremlinit, Putin njoftoi vendimin gjatë një takimi me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, Valery Gerasimov. “I udhëhequr nga konsiderata humanitare, urdhëroj ndalimin e çdo veprimi ushtarak gjatë kësaj periudhe”, tha Presidenti rus. Megjithëse Putini e justifikoi vendimin si një akt humanitar, lufta e tij ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka rrënuar qytete të tëra në Ukrainë. Vetëm pak ditë më parë, një sulm me raketa ruse në qytetin Sumy, la të vrarë 34 persona, përfshirë fëmijë....