Në kërkim nga Gjermania për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një shtetasi

Në kërkim nga Gjermania për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një shtetasi

Prokuroria Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi që është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për trafik droge. Njoftimi i Prokurorisë: Nën hetim në Gjermani për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit I.D. në Shqipëri Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Në kuadër të hetimit pasuror nr.01, të datës 17.01.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka vërtetuar se shtetasi i mësipërm është nën hetim nga autoritetet...