Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Rama befasohet në nisje të fjalës së tij në kryeqytet, merr dy dhurata me simbolikë ‘pikante’
                            Edi Rama ndodhet këtë mbrëmje në njësinë numër 6 në Tiranë, ku vijon takimet e tij për të kërkuar votën në 11 maj për PS. Teksa u ngjit në podium për të mbajtur fjalën, kreu i PS u surprizua me dy dhurata nga dy vajza të pranishme në këtë takim elektoral. Dhuratat, të punuara në mënyrë artizanale, ishin një dorë e hapur, që simbolizon numrin 5 që PS mban në fletën e votimit, dhe një buf, që tashmë simbolizon Sali Berishën sipas Ramës.   Top Channel