Von der Leyen: Misioni Meloni, një shans për një urë BE-SHBA

Von der Leyen: Misioni Meloni, një shans për një urë BE-SHBA

Bota E Premte, 18 Prill 2025 17:19 Misioni i Giorgia Melonit në Uashington ka përcjellë ndjenja pozitive në mesin e drejtuesve të lartë të Komisionit Evropian.  Takimi i Shtëpisë së Bardhë ishte një mundësi e dobishme për të krijuar ura të mëtejshme me administratën Trump duke respektuar rolet e ndryshme, siç ka deklaruar tashmë vetë Meloni. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren Giorgia Meloni pas misionit të kryeministres italiane në Shtëpinë e Bardhë. Takimi ishte pozitiv. Meloni dhe Von der Leyen kishin rënë dakord të qëndronin në kontakt para dhe pas takimit dypalësh mes kryeministres italiane dhe presidentit amerikan Donald Trump, duke koordinuar vizitën në kuadër të negociatave mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për tarifat....