Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
NGA SPANJA | Nesër Xabi Alonso njofton vendimin e tij “big”!
Prej muajsh ka pasur spekulime për të ardhmen e trajnerit të Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, emri i te cilit është lidhur vazhdimisht me një kalim te Real Madrid. Por vetë nga Spanja janë te sigurt se së shpejti do të ketë qartësi për këtë çështje, me AS që raporton se Xabi Alonso ka marrë vendimin e tij, të cilin do ta shpallë nesër gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes së së premtes në Bundesligë kundër Bochum. Sipas burimit spanjoll, burime pranë Xabi Alonso kanë rrjedhur informacionin se 43-vjeçari dëshiron të qëndrojë përtej verës. Kjo mospërfillje vjen pothuajse saktësisht një vit pasi Alonso njoftoi se do të qëndronte në krye të Leverkusenit edhe për sezonin 2024/25, vendim që habiti shumë vëzhgues të futbollit europian...