’40 vatra aktive’, Shefi i Zjarrfikësve: Situata në Palavli përmirësohet, zjarret mbeten aktive në Lurë dhe Fier

’40 vatra aktive’, Shefi i Zjarrfikësve: Situata në Palavli përmirësohet, zjarret mbeten aktive në Lurë dhe Fier

I ftuar në edicionin e lajmeve, shefi i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, në një lidhje telefonike foli mbi situatën aktuale të zjarreve në vend. Ai bëri me dije se situata në Palavli është përmirësuar, megjithëse disa shtëpi janë djegur, ato kanë qenë të pabanuara. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në zonën e tunelit të Skarficës dhe në Lurë, ku zjarri mbetet aktiv. Cara theksoi se temperaturat e larta dhe bimësia e thatë po favorizojnë përhapjen e flakëve, ndaj po punohet intensivisht për t’i vënë nën kontroll. Ai njoftoi se banorët janë evakuuar kur ka pasur nevojë, pavarësisht vështirësive që ata kanë...