Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
4 muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende në ngërç politik, Osmani paralajmëron, ja lëvizja që pritet të bëjë javën e ardhshme
👁4429
Marsela SHYTIA Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, Kosova vazhdon të mbetet në një situatë të thelluar të paqartësisë politike, me institucione ende të pakonstituuara dhe me një Kuvend që për herë të 29-të me radhë ka dështuar të zgjedhë kryetarin e tij. Ky ngërç institucional po reflekton jo vetëm një mungesë konsensusi ndërmjet forcave politike, por edhe një krizë më të thellë të funksionalitetit demokratik dhe të përgjegjësisë politike përballë qytetarëve. Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, seancat plenare të Kuvendit kanë ngecur në një pikë thelbësore: zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kandidatura e...