4 herë në 4 ditë/ Bordi i Ramës nuk gjen karar, ndryshon sërish çmimet e karburanteve
Sipas njoftimit të ri, nafta do të tregtohet me pakicë deri në 199 lekë për litër, ndërsa benzina deri në 183 lekë për litër. Kujtojmë se brenda javës, çmimi i karburanteve ka ndryshuar 4 herë në 4 ditë nga bordi i qeverisë. Njoftimi: Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë...
Burimi:
syri.net