Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
4.7 miliardë lekë të papaguara! Administrata Tatimore thirrje tatimpaguesve të shlyejnë detyrimet brenda afateve ligjore
👁3736
Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025 është evidentuar një rritje e detyrimeve tatimore të papaguara në vlerën 4.7 miliardë lekë. Me qëllim informimin e tatimpaguesve dhe shmangien e masave shtrënguese të panevojshme, Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të shlyejnë detyrimet tatimore brenda afateve ligjore! Mospagimi në afat i detyrimeve tatimore, sipas ligjit nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju ngarkon jo vetëm me gjoba dhe kamatvonesa, por edhe me masa shtrënguese, të cilat vështirësojnë zhvillimin e aktivitetit tuaj ekonomik. Gjithashtu, Administrata Tatimore informon se deri në hyrjen në fuqi të...