Zgjedhjet e 11 majit, Agron Shehaj: Synojmë deputetë sa për një grup parlamentar

Zgjedhjet e 11 majit, Agron Shehaj: Synojmë deputetë sa për një grup parlamentar

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj tha se në zgjedhjet e 11 majit synon aq deputetë sa për një grup parlamentar. I ftuar në nje emision Shehaj tha se nga sondazhet e mediave dhe atyre që bën partia e tij, Mundësia del parti e dytë opozitare. Pjesë nga biseda në studio: Shehaj: Pritshmëria është e madhe, por nëse e krahasojmë se nga u nisëm para një viti dhe sot ku kemi ngritur struktura në të gjithë Shqipërinë. Të dielën bëmë hapjen e fushatës te Pallati i Kongreseve, të hënën ishim në Shkodër. Nuk shoh asnjë parti të që bën aktivitete si ne. Në rrjetet sociale kemi rritje të ndjekëve. Po përcjellim mesazhin tonë për një Shqipëri që ia del me punë, se ka një Shqipëri...