385 mln euro për rrugët në 2027, Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe “By-pass-i” i Elbasanit me financim nga Buxheti i Shtetit

385 mln euro për rrugët në 2027, Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe “By-pass-i” i Elbasanit me financim nga Buxheti i Shtetit

Buxheti i vitit 2027 parashikon 385 milion euro për infrastrukturën rrugore, me synim vijimin e projekteve madhore dhe përmirësimin e lidhjeve mes rajoneve më të populluara të vendit. Autostrada Tiranë–Durrës, aksi Tiranë–Ndroq–Plepa dhe Bypassi i Elbasanit janë tre projektet që do të financohen nga Buxheti i Shtetit. “Është Tiranë Durrës që do të bëhet me tre korsi. Tjetri që përfundon është rruga paralele Tiranë-Ndroq-Plepa. Do të përfundojë rruga që mënjanon qytetin e Elbasanit”, tha eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli. Ndryshimi i skemës së financimit synon të sigurojë vijimësinë e punimeve dhe të shmangë pengesat që mund të krijohen nga kufizimet financiare. “E kemi të domosdoshme realisht sepse Tiranë-Durrës mbulon tashmë më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit. Janë 1.2 mln banorë. Kështu që mendoj...