Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kurti mbledh ministrat, por qeveria me kompetenca të kufizuara
Kosova E Mërkurë, 26 Mars 2025 20:45 Qeveria aktuale e Kosovës është zyrtarisht në statusin “në detyrë” pasi ka përmbushur mandatin e saj të plotë 4-vjeçar. Pikërisht në datën kur 4 vite më parë mbajti mbledhjen e parë të punës për Qeverinë e tij, Kurti sërish mblodhi ministrat duke u krenuar për arritjet dhe sukseset e kabinetit qeveritar. Duke u ndalur në secilën fushë, Kurti tha se janë qeveria më e sfiduar por që kanë shërbyer për të mirën e qytetarit dhe për interesin e shtetit. “Në ballafaqim me pandeminë, përballë krizave të energjisë dhe inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, përkundër pengesave dhe vonesave dëshpëruese me ankesa opozitare në Gjykatë Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra përfshirë edhe atë të çmimeve tavan për produktet...