379 vjet nga vdekja e Evangelista Torricellit, shpikësit të barometrit

379 vjet nga vdekja e Evangelista Torricellit, shpikësit të barometrit

Më 25 tetor 1647, në Firence të Italisë, ndërroi jetë fizikani dhe matematikani italian Evangelista Torricelli, i njohur për shpikjen e barometrit me merkur dhe kontributet e tij të rëndësishme në fizikë e matematikë. Torricelli lindi më 15 tetor 1608 në Faenza të Italisë. Ai studioi matematikë dhe filozofi në Romë, ku u ndikua nga puna e shkencëtarëve të kohës, përfshirë Galileo Galilein, të cilin më vonë e pasoi në një post akademik në Firence. Kontributi i tij më i njohur ishte ndërtimi i barometrit të parë me merkur, në vitin 1643. Përmes këtij eksperimenti, ai tregoi se presioni atmosferik ndikon në lartësinë e merkurit në një tub, duke hapur rrugën për matjen e presionit të ajrit. Përveç fizikës, Torricelli dha kontribut edhe në matematikë,...