Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama nga Burreli: Rikonceptojmë bonusin e bebes! Nga 2026, pagesa mujore sipas numrit të fëmijëve
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Burrelit, ku foli për paketat sociale, fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit. Rama tha se programi i bonusit të bebes do të rikonceptohet duke filluar nga viti 2026, ku në vend të ndihmës financiare me çek, do të ketë pagesa mujore, 2, 3 dhe 5-vjeçare në bazë të numrit të fëmijëve. “Dyfishojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi speciale, dhe nënat e tyre. Do ta rikonceptojmë programin e bonusit të bebes duke filluar nga 2026, dhe në vend të ndihmës financiare me çek, ecim me skemë tjetër më të avancuar sipas numrit të fëmijëve, me pagesa mujore dy vjeçare 3 dhe 5 vjeçare. Sipas numrit të fëmijëve, kush bën më shumë do...