Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Zgjedhjet po i vëzhgon krejt Europa”, Berisha: Organizatat kriminale që po kryejnë krime zgjedhore do t’i shpallim organizata terroriste
“Organizatat kriminale që po kryejnë krime zgjedhore do t’i shpallim organizata terroriste”, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha gjatë takimit me gazetarët. Zgjedhjet e 11 majit po i vëzhgon e gjithë Europa tha Berisha, i cili shtoi se delegacione nga më të rëndësishme të OSBE-së vizituan Shqipërinë pikërisht për zgjedhjet. Berisha: Po vazhdon çdo orë, çdo ditë. Mund të ju them ju se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi nuk janë mbajtur dy hiring ndërkombëtar për zgjedhjet në Shqipëri, siç ndodhi javën e kaluar në Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian, çka do të thotë se nuk ka më sy të mbyllur, por janë të hapur katërcipërisht dhe prozhektorët, jo vetëm tonë, por edhe të Europës dhe miqve tanë kudo, janë të përqendruar në këtë...