Projekt-buxheti 2026 në seancë maratonë/ PD: Të hiqet nga diskutimi projektligji mbi Paqen Fiskale, kundër edhe ndërkombëtarët

Projekt-buxheti 2026 në seancë maratonë/ PD: Të hiqet nga diskutimi projektligji mbi Paqen Fiskale, kundër edhe ndërkombëtarët

Në një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë po diskuton nen për nen projektbuxhetin 2026 si dhe projektligjet e paketës fiskale, për t’i hapur rrugë miratimit dhe më pas hyrjes në fuqi. Në prezantimin e këtij buxheti prej 8.9 miliardë eurosh nga foltorja e Kuvendit, kryetarja e Komsionit të ekonomisë Milva Ikonomi prezantoi dhe ndryshimet e bëra si dhe rialokimet e fondeve brenda ministrive. “Komisioni mori në shqyrtim të gjitha raportet nga komisionet përkatëse. Ky projekt-buxhet vinë në një moment kur Shqipëria është përpara integrimit në BE. Projekt-buxheti 887 mld lekë shpenzime, 81 mln lekë shpenzime operative, 56.7 milionë të pacenueshme. Në dëgjesat ton morëm raportet e 10 komisione. Komisioni paraqet këtë raport para jush: Kemi administruar 50 amendamente për dryshimin e projektligjeve. Këto amendime...