Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/ Të moshuarit e Bushatit në pritje pa fund. Tre muaj radhë për pensionin që u mban frymën gjallë
Pensionistët e Bushatit prej tre muajsh po përballen me radhë të gjata, udhëtime të kota dhe stres vetëm për të marrë pensionin e tyre mujor. Në redaksinë e Fiks Fare kanë mbërritur ankesa të shumta nga qytetarët e zonës, të cilët tregojnë se zyra postare po funksionon vetëm me një punonjës, duke e bërë pothuajse të pamundur ofrimin normal të shërbimit. Një vajzë nga Gramshi i Lezhës rrëfen se detyrohet të vijë dy apo tre herë për t’i marrë nënës pensionin, sepse shpesh punonjësi i vetëm i postës i thotë “hajdeni nesër”, për shkak të mungesës së fondeve. Ajo tregon se më parë pensioni u ka ardhur në shtëpi, por kjo marrëveshje nuk funksionon më prej muajsh. Në Bushat, ekipi i Fiksit gjeti qindra pensionistë...