SYRI TV/ GJKKO lë në burg grupin kriminal ‘Rraja’, burg për Rexhep Rrajën, djalin e ish deputetit socialist

SYRI TV/ GJKKO lë në burg grupin kriminal ‘Rraja’, burg për Rexhep Rrajën, djalin e ish deputetit socialist

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Rexhep Rrajen, djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, si dhe anëtarët e tjerë të grupit. Sipas SPAK, grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 2.5 tonë marihuanë dhe kokainë në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Gjermaninë, Turqinë dhe Malin e Zi. Grupi kriminal “Rraja” u godit një ditë më parë gjatë një operacioni në Fushë-Krujë. GJKKO ka caktuar masën “arrest me burg” për Rexhep Rraja, djalin e ish-deputetit Rrahman Rraja, kushërinjtë e tij, Gazmir dhe Përparim Rraja, si dhe bashkëpunëtorët e tyre. Nga 14 masa sigurie të lëshuara, 10 janë ekzekutuar, ndërsa 4 ndodhen ende në kërkim. Gjatë operacionit u arrestuan: Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj, si dhe tre anëtarë të...