Berisha rikthehet në Kuvend pas festës për 35-vjetorin e themelimit të PD, fokusi tek zgjedhjet

Berisha rikthehet në Kuvend pas festës për 35-vjetorin e themelimit të PD, fokusi tek zgjedhjet

Pas ceremonisë në selinë e PD për 35-vjetorin e rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha u rikthye në seancën plenare të Kuvendit. Ai u ndal te zgjedhjet e 11 majit, duke u shprehur se në këtë proces u dhunua ligji, duke ndikuar në rezultatin final. “Për funeralin e votës së lirë që partia në pushtet e ngërthyer nga të gjitha anët, nga interesat kriminale, bandat kriminale, i rezervoi procesit më themelor, votës së shqiptarëve. Zgjedhjet e 11 majit 2025 ishin një proces fund e krye, farsë tipike e narko-diktaturave. Ishin një proces në të cilin u dhunua ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar botëror në të gjithë periudhën parazgjedhore. Ishte një proces në të cilin me paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të manipuluar votën e...