Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zhgënjim për pensionistët/ Bonusi i vogël, nevojitet rritje e vërtetë e pensioneve
Pensionistët në Korçë kanë reaguar me pakënaqësi lidhur me bonusin e fundvitit, duke e cilësuar atë të pamjaftueshëm dhe si tregues të mungesës së vëmendjes ndaj kësaj shtrese të shoqërisë. Për ta, respekti nuk matet me një shumë të vogël një herë në vit, por me politika të qëndrueshme që u garantojnë siguri dhe mirëqenie gjatë gjithë vitit. Bonusi i fundvitit nuk ka arritur t’i ngushëllojë pensionistët, të cilët theksojnë se jetesa është bërë gjithnjë e më e vështirë dhe se shumat e premtuara nuk sjellin asnjë ndryshim të ndjeshëm në buxhetin e tyre mujor. Ata shprehen se bonuset nuk janë zgjidhje, por thjesht masa për të dhënë përshtypjen se po bëhet diçka për ta. Një pjesë e mirë e pensionistëve pranojnë se mbështetjen kryesore...