‘Arkitektët’ e Inteligjencës Artificiale shpallen ‘Personazhi i Vitit’ nga Revista Time

‘Arkitektët’ e Inteligjencës Artificiale shpallen ‘Personazhi i Vitit’ nga Revista Time

Revista prestigjioze Time ka zgjedhur “Arkitektët e Inteligjencës Artificiale” si Personazhin e Vitit 2025, duke theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që teknologjia ka në jetën e përditshme. Personazhi i Vitit i revistës Time për vitin 2025 nuk është një person i vetëm. Shefi i Nvidia-s, Jensen Huang, kreu i Meta-s, Mark Zuckerberg, pronari i X, Elon Musk, dhe “nëna e inteligjencës artificiale” Fei-Fei Li janë ndër liderët e teknologjisë që paraqiten në njërën nga dy kopertinat e revistës. Kjo vjen në kohën e një përparësie me ritëm të shpejtë në teknologji, i nisur nga lançimi i ChatGPT nga OpenAI në fund të vitit 2022. Shefi i OpenAI, Sam Altman, tha në shtator se chatbot-i përdoret nga rreth 800 milionë njerëz çdo javë.Firmat e mëdha të teknologjisë...