Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Berisha sulmon Ramën: Djali i arteve që nuk duronte disa orë në PD, sot fatkeqësia e kombit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kujtoi sot ditët kur themelohej forca e parë politike opozitare në pluralizëm dhe që rrëzoi diktaturën komuniste. Mes tyre edhe një episod me kryeministrin aktual, Edi Rama, të cilin ai e quajti si fatkeqësinë kombëtare, duke shtuar se PD është parti e instiktit, që e kuptoi 35 vite më parë se kush ishte ky “djaloshi i arteve” që iu afrua PD-së si shumë të rinj të tjerë. “Është një histori 35 vite më parë, që më së miri tregon se çfarë parti e jashtëzakonshme jemi. Do e ndaj me ju, për t’ju kujtuar vlerat dhe idealet që e kanë bërë PD-në forcën më të suksesshme historike që ka udhëhequr dhe forcën më të palëkundur opozitare që ka parë ndonjëherë...