Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Lamallari uron kreun e ri të SPAK/ Forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka uruar drejtuesin e ri të SPAK, Klodjan Braho. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lamallari shprehet se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin me SPAK. Gjithashtu Lamallari ka vlerësuar Dumanin për punën dhe rezultatet në krye të SPAK. Reagimi i Lamallarit I uroj suksese z. Klodian Braho në përgjegjësinë e re si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pavarësia e prokurorëve, integriteti, maturia, profesionalizmi dhe forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida të vazhdueshme të një institucioni kaq të rëndësishëm për vendin, i cili ruan dhe rrit besimin e publikut përmes forcës së parimeve dhe standardeve. Vlerësim gjithashtu për z. Altin Dumani për punën dhe rezultatet domethënëse...