‘Lufta e errësirës’/ Banda shqiptaro-greke nën drejtimin e “Dimos”, synonin një biznesmen në Pire

‘Lufta e errësirës’/ Banda shqiptaro-greke nën drejtimin e “Dimos”, synonin një biznesmen në Pire

Organizata kriminale e vrasësve shqiptaro-grekë me pagesë kishte arritur t’i shtrinte tentakulat e saj kudo dhe aktualisht po bëhej gati të godiste edhe Pireun. Hetuesit i zbuluan gazetës “Protothema” edhe detaje me interes publik, se 7 të arrestuarit dhe i teti në kërkim po planifikonin një sulm të ri vrasës, këtë herë në zonën e Pireut, kundër një personi që dyshohet se kontrollon disa klube nate dhe stacione benzine. Anëtari kryesor i këtij grupi është banditi shqiptar i njohur si “Dimos”, (Dhimitër Meçi, nga Gjirokastra), me një 48-vjeçar grek që luan një rol aktiv dhe organizator në të. Provat e atentatit të dështuar të majit ndaj kreut të një grupi kriminal grek, Giannis Lalas, çoi në zbulimin dhe goditjen e grupit të killerave. Niveli i...