Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
SHBA uron kreun e ri të SPAK: Përgëzojmë Altin Dumanin, presim të vazhdojmë partneritetin edhe me Brahon
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK”- është ky mesazhi i ambasadës amerikane, pak orë pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodjan Brahos. “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”-thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. Lajmi në përditësim… Top Channel