Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Policia kontroll në banesat e vrasësve me pagesë, çfarë u gjet në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë
Në banesat e tre të të arrestuarve dy ditë më parë në Greqi, si vrasës me pagesë janë ushtruar kontroll, ku janë gjetur armë dhe municione ushtarake. Gjatë kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit në Gjirokastër, në banesën e 45-vjeçarit Dhimitër Meçi janë gjetur 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra. Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik. Sipas policisë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dhimitër Meçi 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër,...