Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Atje ku kishte fillimet liria”/ Bashkëbisedim me protagonistët e ngjarjeve kundër diktaturës komuniste në Shqipëri
“Në koncertin e madh të lirisë që përjetoi e gjithë bota lindore ish-komuniste, shqiptarët marrin pjesë me aktet e tyre, me aktet e njerëzve të thjeshtë”. Në Godinën Liria, aty ku 35 vite nisi revolta e studentëve kundër diktaturës komuniste, studiuesi Preç Zogaj mblodhi një bashkëbisedim protagonistët e ngjarjeve të viteve 90-92, të cilët ai i përmend me emra në librin e tij “Fillimet”. Goditjen e parë, regjimi e mori në Shkodrën antikomuniste, me rrëzimin e bustit të Stalinit në 14 janar 1990. Gjergj Livadhi, organizator i revoltës së janarit 1990 në Shkodër tha: “Lëvizëm lagje më lagje për të thënë për të thënë se në orën 15:00 në datën 14, ka demonstratë. Nuk ishte çështja vetëm për rrëzimin e bustit të Stalinit, çështja ishte...