Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gërmimet me buldozer në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Në asnjë sit arkeologjik nuk mund të futen mjete të tilla
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar ashpër pasi disa buldozerë u filmuan duke gërmuar mbi rrënoja antike në Finiq. Sipas forumit, në asnjë sit arkeologjik të kësaj rëndësie nuk mund të futen mjete të tilla të cilat dëmtojnë rëndë shtresat kulturore dhe arkeologjike “Si përgjigje për interesin e lartë të mediave mbi çështjen e Parkut të Finiqit, Ministria e Kulturës ka lëshuar një deklaratë shtypi duke treguar se punimet me eskavator në Akropolin e Finiqit janë të autorizuara nga ajo vetë. Ndërkohë media prezente në sitin arkeologjik nuk gjeti asnjë arkeolog apo restaurator.Ndërkohë sipas Ministrisë së Kulturës këto punime kryhen nga firma “JOGI shpk”.Me një kërkim shumë të thjeshtë në faqet e administratës mund të vërtetohet se firma “JOGI shpk” nuk ka asnjë...