Ilir Daja gjen “ilaçin” e Dinamos, konfirmimin e jep… stoli

Ilir Daja gjen “ilaçin” e Dinamos, konfirmimin e jep… stoli

Dinamo ka kaluar krizën dhe duket se është në një moment, të cilin nuk e ka pasur asnjëherë këtë sezon. 9 golat e shënuar në dy ndeshjet e fundit, konfirmojnë më së miri se gjërat në kampin kryeqytetas kanë ndryshuar dhe se tashmë kërkohet vazhdimësi edhe për ndeshjen e radhës ndaj Egnatias. Ndryshe nga sfidat e shkuara që Daja e kishte shpresën te titullarët, ndaj Flamurtarit ishin lojtarët e stolit ata që vulosën fitoren e Dinamos, në një transfertë shumë delikate por që kishte shumë vlera, sidomos me golat e shënuar dhe faktin që porta mbeti e paprekur. Në ndeshjet e mëparshme, edhe Neziri e ka bërë të njëjtën gjë nga stoli, por pa arritur të realizojë kur luan titullar. FLAMURTARI- Lorenco Vila zhbllokoi sfidën për...